Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpallen fituesit e ankandit hibrid fotovoltaik, Balluku: Proces i hapur dhe transparent, rrisim kapacitetet prodhuese të energjisë

Shkruar nga Newsbomb
Shpallen fituesit e ankandit hibrid fotovoltaik, Balluku: Proces i hapur dhe
Ministjra Belinda Balluku

Ka përfunduar me sukses ankandi i parë fotovoltaik hibrd në Shqipëri, një proces i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me BERZH dhe SECO. 300 megavatorë ishte kapaciteti maksimal për këtë ankand, në të cilin morën pjesë 14 kompani dhe bashkime operatorësh shqiptarë dhe të huaj.

9 prej kompanive pjesëmarrëse u shpallën të kualifikuara në fazën finale, e cila u zhvillua ditën e sotme me hapjen e ofertave financiare të paraqitura nga këto kompani dhe 8 prej tyre u shpallen fituese. Kompanitë e shpallura fituese plotësonin në total një kapacitet prej 283.93 megavatorësh, ndërkohë që çmimi mesatar është 51.8 euro për megavatorë. Çmimi me i ulët në këtë ankand ishte 39.7 Euro/MWH për një kapacitet prej 35.6MWac

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se tashmë Shqipëria ka një praktikë të konsoliduar në zhvillimin e ankandeve duke u marrë edhe si një shembull nga shumë prej vendeve, jo vetëm të rajonit, duke vlerësuar transparencën dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë procesit.

Balluku tha se përmes nismave të tilla Shqipëria po avancon hap pas hapi drejt diversifikimit dhe rritjes së kapaciteteve energjetike, duke pasur në fokus synimin madhor që vendi ynë të kthehet brenda vitit 2030 në një vend eksportues neto të energjisë.

“Ankandi hibrid që po konkludojmë sot është më i madhi i zhvilluar në vend dhe ku shteti shqiptar nuk angazhon asnjë aset shtetëror, ndaj dhe quhet hibrid. Nëse në dy ankandet e mëparshme, atij të Karavastasë dhe të Spitallës, shteti ka vendosur tokën në dispozicion të prodhimi të energjisë nga këto ankande, në këtë rast kemi një ankand hibrid, ku toka është siguruar nga subjektet e interesuara dhe nga ana tjetër shteti është vetëm blerësi i energjisë të prodhuar nga këto parqe”, tha Balluku.

Duke u ndalur tek ankandi fotovoltaik hibrid, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi se tej se ky ankand ka pasur një kriter i cili lejon konkurrentët të hyjnë në garë me një park jo më të vogël se 10 megavatorë dhe jo më të madh se 100 megavatorë. Ministria ofron për fituesit një kontratë shit-blerje të energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare me një çmim të pandryshuar.

Balluku u ndal më tej edhe tek nismat e tjera që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të prezantojë në vijim. “Ne duhet të kemi një prodhim të konsoliduar që vjen padyshim nga parqet fotovoltaike, por duke pasur gjithmonë parasysh që parqet fotovoltaike duhet të mbështeten nga njësitë depozituese për të krijuar balancimin e duhur të energjisë. Dhe e gjitha kjo do të jetë një paketë e ardhshme, të cilën ne po e punojmë sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sigurisht do të kërkojmë ndihmën dhe asistencën e partnerëve tanë për të kuptuar sesi një paketë e re incentivuese mund të dalë në treg për të mbështetur të gjithë ato entitete të cilat do të dëshirojnë të investojnë në kapacitete depozituese”, u shpreh Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese