Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shokohen qytetarët te liqeni i Tiranës, 25-vjeçari polak futet për t’u larë dhe rrezikon të mbytet

Shkruar nga Newsbomb
Shokohen qytetarët te liqeni i Tiranës, 25-vjeçari polak futet
Foto ilustruese: Liqeni i Tiranës

Temperaturat e larta në kryeqytet duket se kanë shtyrë një 25-vjeçar polak, të futet për t’u larë në liqenin artificial të Tiranës.

Mirëpo, e gjithë situata për pak sa nuk u kthye në një tragjedi, pasi i riu ka rrezikuar të mbytet. Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese