Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoferët s’vënë mend, policia me “dorë të hekurt”: 12 mijë gjoba, 17 të arrestuar dhe sekuestrohen disa makina

Shkruar nga Newsbomb
Shoferët s’vënë mend, policia me “dorë të
Foto ilustruese

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë bilancin e masave administrative dhe arrestimeve gjatë 7 ditëve të fundit për shkelje në qarkullimin rrugor.

Gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera. Po ashtu janë arrestuar 17 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për drejtim mjeti pa leje drejtimi etj.

Janë bllokuar edhe 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.

E plotë:

Nga data 14-20 prill, policia ka arrestuar 17 persona për disa shkelje, ku:

6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Ndërkaq, gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera, konkretisht:

774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
8732 masa për qëndrim të gabuar.

Janë bllokuar edhe 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese