Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkuan të peshkonin dhe rrezikuan të mbyteshin në det, policia shpëton 2 qytetarët

Shkruar nga Newsbomb

Shkuan të peshkonin dhe rrezikuan të mbyteshin në det, policia

Shërbimet e Policisë Kufitare ju kanë ardhur në ndihmë 2 shtetasve të cilët rrezikoheshin që të mbyteshin në det. Mësohet se ata kishin dalë të peshkonin në hapësirën ujore midis Shëngjinit dhe Tales, ndërsa kanë mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së dendësive të dallgëve.

Shtetasve Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç ju kanë ardhur në ndihmë shërbimet e policisë, të cilët kanë mundur që ti nxjerrin në breg, ndërsa mësohet se të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër, policia ka apeluar për qytetarët që të shmangin lundrimin në det në rastet kur koha nuk është e mirë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta.

Sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë.

Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë.

Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese