
Irani nisi gjatë mbrëmjes së djeshme sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit. Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se për shkak të konfliktit që ka nisur në Izrael, disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë metur të bllokuar.
Sipërmarrësit shqiptarë dhe punonjësi e ministrisë kishin shkuar në Izrael për të marrë pjesë më aktivitet turistik “Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelit, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.
Ata do të zhvillonin një takim 5-ditor, ndërsa sot plani ishte për t’u kthyer në Shqipëri, por nuk arritur të kthehen për shkak të konfliktit që nisi mbrëmjen e djeshme e që për pasojë u anuluan fluturimet.
Gazetarja Kristi Gongo shprehet se janë duke pritur momentin që do nisin fluturimet për t’u kthyer në atdhe. Kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.
Shqiptarë janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.