Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHKRESA: Holta Zaçaj njoftoi Gjykatën e Lartë se mandati i përfundonte në Mars 2025! Sot, thotë se nuk e di kur duhet të largohet nga Kushtetuesja

Shkruar nga Newsbomb
SHKRESA: Holta Zaçaj njoftoi Gjykatën e Lartë se mandati i
Ilustrim: Holta Zaçaj, kryetare e Gjykates Kushtetuese

Gazetarja e njohur e politikës, Esiona Konomi ka publikuar një shkresë që mban firmën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në kohën kur ajo shprehte interes për t'u bërë anëtare e thjeshtë. Zaçaj kërkonte mandatin e mbetur nga mandati i kryetares Vitore Tusha, i cili përfundonte në Mars 2025.

Siç shihet dhe në këtë shkresë, Holta Zaçaj e dinte fare mirë se kur përfundonte mandati i postit që kërkonte të merrte, ndërkohë që është absurde kur katër muaj nga përfundimi i mandatit, ajo thotë se do t'i drejtohet Venecias.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se do të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias për përfundimin e mandatit të saj, sepse Holta Zaçaj vetë nuk e di se kur duhet të lërë detyrën.

SHKRESA: Holta Zaçaj njoftoi Gjykatën e Lartë se mandati i
Shkresa e Holta Zaçaj dy vite me pare

Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017, por qëndroi në këtë post edhe disa vite të tjera.

Në qëndrimin e saj, ajo interpreton se përfundimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të vendoset bazuar në datën e mbarimit të mandatit të gjyqtarit paraardhës.

“Data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues”, thotë Holta Zaçaj.

Për këtë dhe arsye të tjera të cilat i ka parashtruar në sqarimin e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë bën me dije se i është drejtuar Komisionit të Venecias me katër pyetje, një prej të cilave kërkon opinion se kur i përfundon mandati.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese