Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune ku një 30-vjeçar i identifikuar si Petrit Isaj ka plagosur me thikë një efektiv policie.
Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës mësohet se rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.
Në momentin që efektivi ka shkuar në banesën e 30-vjeçarit ky i fundit e ka kundërshtuar me dhunë efektivin me ininciale K.Ç, dhe e ka qëlluar me thikë në dorë dhe fytyrë.
Menjëherë në mbështetje të inspektorit mbërriti një tjetër Patrullë Policie të cilët bënë të mundur neutralizimin e Petrit Isaj. Më pas ky shtetas u shoqërua në spital ku iu injektua një qetësues, e më pas u dërgua në Komisariat. Vlen të theksohet se 30-vjeçari rezulton të jetë një person me precedent penal.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.
Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.
Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.
Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.