
Foto ilustruese
Policia italiane ka zbardhur një ngjarje kriminale rreth një vit pasi kishte ndodhur. Një shitës duhani i identifikuar si Roberto Basso, 65 vjeç, u vra më 5 Mars 2024 në shtëpinë e tij. Mësohet se jetonte i vetëm.
Policia ka arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes një 36-vjeçar shqiptar i identifikuar si Leonard Shehu, i cili tashmë akuzohet për vrasje.
Mësohet se shqiptari u kap në Venecia pas 11 muajsh hetime. Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës së të moshuarit, vjedhje e cila përfundoi në një sulm fatal.
Autoritetet italiane kanë gjetur prova të mjaftueshme në vendngjarje për të akuzuar shqiptarin si vrasës.
Sondazh
Poll