Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shkoi për t'i kontrolluar sahatin e dritave në lokal, 38-vjeçari dhunon punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim nga policia (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi për t'i kontrolluar sahatin e dritave në lokal,
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar me inicialet S.C., pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, Rubena Hasa 37 vjeç.

Sipas raportimeve punonjësja e OSHEE-së kishte shkuar për të parë sahatin e energjisë elektrike në lokalin e 38-vjeçarit në rrugën "Artan Lenja".

Për këtë arsye dyshohet se S.C., ka goditur gruan. Rubena Hasa është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë vijojnë hetimet nga autoritetet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese