
Foto ilustruese
Një person është arrestuar brenda burgut të Drenovës, pasi i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike.
Burime për “Euronews” bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi O.K, i cili ka shkuar për të takuar një të afërm që është duke kryer dënimin në burgun e Drenovës.
Policia gjatë kontrollit, policia i ka gjetur personit në fjalë 3 gram lëndë e dyshuar kanabis sativa në xhepin e bluzës. Nuk dihet nëse kanabisin synonte t’ia jepte të afërmit nëpërmjet ushqimit, apo e kishte për përdorim vetjak. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Sondazh
Poll