Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkëputet masivi shkëmbor me inerte nga mali Trebeshina, bllokohet aksi Ura e Dragotit-Këlcyrë

Shkruar nga Newsbomb

Shkëputet masivi shkëmbor me inerte nga mali Trebeshina, bllokohet

Një masiv shkëmbor me inerte ka rënë nga lartësitë e malit Trebeshina. Si pasojë, është bllokuar aksi nacional Ura e Dragotit-Këlcyrë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim për banorët dhe udhëtarët

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të kësaj të marte,

Sipas burimeve zyrtare, masat e mëdha të dheut u rrëzuan ën rrugë rreth orës 15:00, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit.

Në vendngjarje u ndërhy menjëherë nga ekipi i kontraktit të mirëmbajtjes së aksit rrugor Tepelenë-Përmet, i cili punoi intensivisht për të hapur rrugën duke mundësuar hapjen e rrugës në një sens dhe duke lejuar kështu rivendosjen e qarkullimit të automjeteve.

Autoritetet lokale po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për shoferët që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese