Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 10 mijë gjoba në një javë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 10 mijë gjoba në një

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e javës, për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije brenda një jave janë vendosur mbi 10 mijë gjoba, për xhamat e zinj, tejkalim shpejtësie, parakalim të gabuar, përdorim i celularit, apo mos vendosje të rripit të sigurimit.

6 persona janë proceduar, pasi 3 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

MASAT ADMINISTRATIVE:

-10.327 masa në total, mesatarisht 1.475/ditë:

-121 për xhama të zinj

-419 për tejkalim shpejtësie

-331 për parakalim të gabuar

-597 për përdorim celulari

-797 për pa rrip sigurimi

-283 për pa kaskë

-621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve

-74 për mosrespektim Stop

-49 për sjellje të këmbësorëve

-6.001 për qëndrim të gabuar

-1.034 masa të ndryshme

-38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.

42 automjete të bllokuara:

-3 me targa të huaja për verifikim

-30 për detyrime të palikuiduara

-1 pa dokumentacio

– 8 spostuar me mjet ngritës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese