Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen dy mjete lundruese në Palasë dhe Zvërnec

Shkruar nga Newsbomb

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen dy mjete lundruese në

Policia Kufitare Vlorë ka bllokuar dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë në Palasë dhe Zvërnec.  Po ashtu, drejtuesit e mjeteve lundruese janë gjobitur me 100,000 lekë të rinj.

Më herët, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport,” njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese