Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra administratori i inceneratorit të Tiranës Arjan Baçi

Shkruar nga Newsbomb
Shkarkohet nga detyra administratori i inceneratorit të Tiranës Arjan
Arjan Baçi

Drejtoresha e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, Risena Xhaja ka shkarkuar nga posti drejtues administratorin e Inceneratorit të Tiranës, Arjan Baçi.

 Ky i fundit ka patur veprimtari të kufizuar në drejtimin e inceneratorit pasi drejtoresha Xhaja i kishte kufizuar kompetencat duke i lënë në ngarkim vetëm marrëdhëniet me prokurorinë.

Tashmë drejtimi i inceneratorit të Tiranës ka mbetur nën drejtimin e administratorit të dytë, Indrit Karaj.

Kujtojmë që inceneratori i Tiranës është vendosur nën sekuestro vitin e kaluar nga shteti dhe duke e kaluar atë në administrim të Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara në Ministrinë e Brendshme.

Kujtojmë që SPAK ka nisur një hetim të thelluar për inceneratorin e Tiranës ku të akuzuar janë 12 funksionarë shtetërorë.

Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se janë pastruar si produkte të veprës penale në vlerën prej afërsisht 20.000.000 (njëzetë milion) Euro ose më shumë se 20 miliardë lekë. Aktiviteti kriminal i pastrimit të produkteve të veprës penale, rezulton se është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, për këto qëllime janë përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e këtij aktiviteti kriminal, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese