Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkaktuan trazira gjatë një ndeshje boksi tek “Asllan Rusi”, arrestohen 4 shtetas në Tiranë, mes tyre një i mitur

Shkruar nga Newsbomb

Shkaktuan trazira gjatë një ndeshje boksi tek “Asllan

Kanë rënë në prangat e policisë 4 shtetas, një prej tyre i mitur pasi gjatë një ndeshje boksi në kryeqytet kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë prishur qetësinë pubike.

Dy 20 vjeçarë, një 39 vjeçar, si dhe një shtetas 16 vjeç, u arrestuan në rrugën “Dritan Hoxha” në ambientet e brendshme të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje boksi, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, në ambientet e brendshme të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje boksi, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje." - njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese