Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkaktoi dëm 2 mln euro duke shitur apartamente dhe dyqane pa ua dorëzuar blerësve, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe çon në gjyq biznesmenin

Shkruar nga Newsbomb
Shkaktoi dëm 2 mln euro duke shitur apartamente dhe dyqane pa ua
Prokuroria Durres

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq një biznesmen i cili akuzohet për veprën penale të "Mashtrimit". Sipas hetimeve, biznesmeni A. T., ka shitur apartamente dhe njësi tregtare pa ua dorëzuar blerësve, duke u shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh.

Në kuadër të hetimeve, ndaj administratorit të shoqërisë "A C" sh.p.k, u caktua masa e sigurisë "Arrest me burg". Kjo masë u ekzekutua në muajin janar të këtij viti nga autoritetet hollandeze pas shpalljes në kërkim në mars të 2024. 

Njoftim:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur shtetasin A.T., për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 për 25 raste dhe 199/a/4 të Kodit Penal si dhe personin juridik ‘A C’ sh.p.k. për të njëjtat vepra penale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara mbi procedimin penal nr.1748, të vitit 2022, në ngarkim të këtij shtetasi u caktua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, masë e cila u ekzekutua më 14.01.2025 nga autoritetet Hollandeze, pas shpalljes në kërkim me 08.04.2024 të këtij shtetasi.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se shtetasi A.T., administrator i shoqërisë “A C” sh.p.k dhe personi juridik “A C” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri A.T nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro.
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese