Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun 21-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin tragjik ditën e djeshme në zonën e Kamzës.
Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit mësohet se shtetasi me ininciale B.K, banues në Tiranës, është arrestuar pasi ditën e djeshme, në bulveradin “Nënë Tereza”, teksa ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar dy shtetase dhe më pas u përplas me një tjetër mjet.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën një prej këmbësorëve, shtetësja F.M, ndërsa qytetarja tjetër si dhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç. Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.