
Makinat e bllokuara te "Shkalla e Tujanit"
Dhjetëra automjete që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe Tiranës kanë mbetur të bllokuara pasditen e sotme në vendin e quajtur “ Shkalla e Tujanit”.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës.
Rënia e gurëve masiv në rrugë ka detyruar automjetet të pengohen në lëvizjen e tyre. Lidhur me këtë situatë prej muajsh janë ngritur shqetësime.
Sondazh
Poll