Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkak borxhi, 53-vjeçari dhunon një person në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Shkak borxhi, 53-vjeçari dhunon një person në Tiranë
Foto ilustruese

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është ka dhunuar një person.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç.

Shkak i sherrit është bërë një borxh që 58-vjeçari i kishte 53-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç, për motive të dobëta (borxh i pashlyer)”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese