
Foto ilustruese
Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se shitjen e drogës shqiptari e bënte në tualetin e një lokali.
Sipas raportimeve shqiptari e linte drogën në pragun e jashtëm të dritares dhe dozat i shpërndaheshin edhe konsumatorëve brenda lokalit.
Shqiptari u kap nga policia në flagrancë teksa i jepte një dozë kokaine një klienti. Nga kontrolli i policisë u zbuluan edhe 19 doza të tjera.
Autoritetet italiane pezulluan licensën që kishte pronari i lokalit për ushtrimin e aktivitetit pasi nuk ka ndaluar veprimtarinë kriminale dhe nuk ka marrë masat e nevojshme.
Sondazh
Poll