Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste kokainë në zonën e Kombinatit, arrestohet 40-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Shiste kokainë në zonën e Kombinatit, arrestohet
Dozat e kokaines gati per shitje

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në pranga ka rënë shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "White". 

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese