Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste kokainë në Angli, shqiptari dënohet me 2 vite e 7 muaj burg

Shkruar nga Newsbomb

Shiste kokainë në Angli, shqiptari dënohet me 2 vite e 7 muaj

Një 27 vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi ndaj tij rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat britanike bëjnë me dije se i riu shqiptar është identifikuar si Xhenet Hasaj dhe bën me dije se ai është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burg. Hasaj u deklarua fajtor për akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Ai ra në pranga më 25 mars të këtij viti, kur u pikas nga policia teksa po udhëtonte më një Audi A4. Pas kontrollit të ushtuar në automjet ata gjetën 250 paund dhe 18 doza kokaine, të paketuara dhe gati për shitje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese