Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shiste drogë të fshehur në kuti çamçakëzi, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Shiste drogë të fshehur në kuti çamçakëzi,
Droga qe iu sekuestrua shqiptarit

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të diel në Itali. I riu akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë pasi gjatë një kontrolli policor, efektivët vunë re dy persona duke shkëmbyer diçka të dyshimtë. Pasi panë forcat e rendit, ata tentuan të largoheshin, por u ndaluan nga policia. Gjatë kontrollit, 26-vjeçarit iu gjetën doza kokaine dhe një shumë e konsiderueshme parash në euro.

Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e mbi 40 pakove kokaine të fshehura brenda një kutie çamçakëzësh, me një vlerë tregu prej disa mijëra eurosh. Gjithashtu, policia sekuestroi më shumë se 20 mijë euro cash, shkruajnë mediat italiane.

Pas arrestimit në flagrancë, 26-vjeçari u nxor për gjykim me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën e Riminit, e cila vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese