Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste drogë në rrugët e Durrësit, si 30-vjeçari tentoi t’i shpëtonte Policisë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Shiste drogë në rrugët e Durrësit, si 30-vjeçari
Pamje nga arrestimi

Një 30-vjeçar në qytetin e Durrësit ka rënë në prangat e Policisë pasi shiste lëndë narkotike. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi Luvio Shtora, banues në Durrës, u kap në flagrancë teksa shiste lëndë narkotike në zonën e Nishtullës.

30-vjeçari sapo konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore  se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale  kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi  punonjësit e  Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese