
Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Tiranë.
Sipas burimeve nga forcat policore bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F.B, 66-vjeçar gjatë kontrollit fizik në banesën e tij kanë gjetur lëndë narktotike kokainë të ndarë në doza.
Sakaq, 66-vjeçarit i janë sekuestruar dhe 8000 euro dhe 600 000 lekë të reja, ku dyshohet se i përfitonte nga shitja e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, është duke u proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e tij me inicale Sh.B, e cila teksa ka parë policinë është parë që ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë disa doza të lëndëve narkotike.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapë kapur në Shkozë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. B., 66 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, 8000 euro dhe 600 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 66-vjeçarit, shtetasen Sh. B., pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë që kishin shkuar për kontroll, ka hedhur nga ballkoni i banesës, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.