
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë gjatë kontrolleve të kryera për lëndët narkotike. Policia e Tiranës bënë me dije se të dy 21-vjeçarëve u janë gjetur një sasi kokaine dhe kanabisi, ndërsa dy të tjerë me iniciale F.K 24 vjeç dhe F.H, 38 vjeç janë duke u hetuar në gjendje të lirë.
Personat e arrestuar janë indetifikuar me emrat Klajdi Hysa dhe Samuel Maho, ku përveç sekuestrimit të lëndëve narkotike janë gjetur dhe shumë parash me vlerë 200 euro dhe 180,000 lekë dhe 6 armë të ftohta. Dyshohet se shumat e parave janë të fituara nga shitja e lëndëve narktoike.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore:
shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin Samuel Malo, 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;
shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Hysa., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.