Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shisnin karta SIM pa autorizim që përdoreshin nga grupet kriminale, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Shisnin karta SIM pa autorizim që përdoreshin nga grupet kriminale,
Dokumenetet e sekuestruara nga policia

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohen se shisnin pa autorizim karta SIM, të cilat përdoreshin nga grupe kriminale.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.    

Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.            

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.    

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, një rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që  dyshohet  se  përdoren për qëllime kriminale.      

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.    

Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.            

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.    

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe  “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese