Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Kavajë, jepen masat e sigurisë për 13 të arrestuarit, lirohen vetëm 9 prej tyre

Shkruar nga Newsbomb
Shisnin drogë pranë shkollave në Kavajë, jepen masat e
Policia-Arrestimet ne Kavaje

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 13 persona, të cilët shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza pranë shkollave.

Në kuadër të operacionit të koduar "Winter" në Kavajë është bërë i mundur arrestimi i këtyre personave. Mësohet se gjatë aksionit, janë sekuestruar sasia drogës, tre silenciatorë dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit. 

Ndërkohë, në bazë të vendimit të gjykatë, është vendosur masa e sigurisë "Arrest me burg" për 4 prej tyre, "Arrest në shtëpi" për 1 person, "Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit" për 7 persona dhe "Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore" për 1 tjetër. Nga 13 persona që ishin me arrest me burg, janë liruar 9 prej tyre.

Njoftimi:

1. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A.Xh, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
2. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A.Xh atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
3. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim K. V. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
4. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim K. V.atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
5. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. D., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
6. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dy herë në muaj të hënën e parë dhe të tretë të muajit ora 10.00 të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
7. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. L., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
8. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. L. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire 2 herë në muaj” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
9. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
10. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim B. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i  KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
11. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A. Sh. i biri i Arben dhe i Orkida, i datelindjes 12.06.2002, lindur dhe banues ne Lagja nr 1 Kavaje, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
12. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A. Sh. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
13. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Sh. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
14. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Rei Shaba atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
15. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. K. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
16. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. K. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
17. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. M. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
18. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. M. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore një herë në muaj, të hënën e parë të muajit ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
19. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. B. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
20. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Be. B. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i KPP. 21. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim S.A. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
22. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim S. A. atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
23. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
24. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. D.atë të “arrestit në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur ne Lagjia nr. 1 në Kavajë. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
25. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Gj. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
26. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R.Gj. atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Ngarkohet Prokuroria dhe policia gjyqësore, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Urdhërohet pagimi nga buxheti gjyqësor I avokates së caktuar kryesisht E.Hamzallari.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese