Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shirat përmbytin Vlorën, uji dhe llumi mbulojnë rrugët, ushtria “zbarkon” në qytet

Shkruar nga Newsbomb
Shirat përmbytin Vlorën, uji dhe llumi mbulojnë rrugët,
Pamje ilustruese

 

Në qytetin e Vlorës, gjatë ditës së djeshme reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve ku në disa banesa ka pasur prezencë uji në oborret e tyre.

 Nga orët e mbrëmjes dhe në vijim rrugët që u raportuan më herët, janë ende me prezencë uji. Lagja Pavarësia 3, 29 Nëntori, zona e Skelës, 24 Maji, ndërkohë që rruga ne lagjen Pavarësia 3 është e pakalueshme për makinat e ulëta, zonat dhe lagje të tjera kalohen pa problem edhe pse ka prezencë uji. Në lagjen “Kushtrimi” të gjitha banesat janë të mbuluara nga uji.

Ndërkohë në aksin rrugor Himarë-Kuç, gjatë rrugës së lumit të Vlorës ka pasur rënie dherash dhe gurësh e cila ka sjell bllokimin e aksit.

Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, ditën e sotme ushtria është duke punuar për heqjen e ujit dhe llumit në zonat më problematike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese