Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shikoja diçka të zezë, kishte qenë çuni”, flet babai i 33-vjeçarit që u hodh në kanal nga shoku i tij: Vrasësi më erdhi në varrim

Shkruar nga Newsbomb
“Shikoja diçka të zezë, kishte qenë
Autori Majlind Habibi, pamje nga vendi i ngjarjes, viktima Branko Shkoza

Babai i Branko Shkozës, 33-vjeçari i cili është gjetur i vdekur para disa ditësh në kanalin e ujërave të zeza në Spitallë të Durrësit, ka treguar sesi ka gjetur trupin e pajetë të djalit të tij në kanal.

Ai është shprehur se kishte nisur ta kërkonte djalin që ditën që nuk u kthye më në shpi ndërsa tregon se ka shkuar disa herë te kanali për të kontrolluar pasi Branko kishte rënë dhe herë të tjera nga ura kur kishte qenë i pirë. Ai thotë se nuk e kishte parë trupin e tij por shikonte vetëm diçka të zezë dhe kishte menduar si ishin mbeturina.

“Mbas 4 ditësh trupi i djalit ka dalë lart, unë shikoja një gjë të zezë, por mendoja se ishin mbeturinat. Por ishte kurrizi i çunit, xhupi i tij. Djali tjetër i ka pas sjellë një kostum nga Gjermania dhe e njohëm nga etiketa,” është shprehur babai i Branko Shkozës.

Turpi i pajetë i Beankos ka dalë pas disa ditësh në sipërfaqe dhe atëherë i ati e ka njohur të birin. Babai i 33-vjeçarit tregon se kishte dyshime tek Majlind Habibi, autori i vrasjes dhe njëhkohësisht mik i Brankos, pasi ai nuk e kishte kërkuar shokun e tij dhe pse ata kalonin shumë kohë bashkë.

Ai tregon se autori i ka ardhur dhe në varrim të djalit teksa i fshihej pas njerëzve të tjerë.

“Kam ikur në varreza i kam thënë “baba yt po ikën po të lë pa mbuluar, do ta hedh dheun një ditë tjetër”. Nuk i kam hedhur dhe’ djalit sepse kam shkuar të shikoj autorin e krimit sepse më ikte mbrapa njerëzve. Nuk ia kam ndarë me shokë e miq, dyshimi i fundit ishte që unë fëmijëve të tij i blija çokollata çdo ditë,” ka thënë ai.

Babai i Branko Shkozës: Ka qenë errësirë, hasmi e ka pritur këtu (tregon vendin). Kur djali im pinte shtrihej tek ky divani. Sipas të dhënave e ka marrë djalin për dore dhe e ka dërguar aty.

Dyshimi im ishte që djali ishte rrëzuar në kallama, sepse unë e kam parë rreth 8 metra larg urës. Por, prap kisha dyshime,  edhe pse mendova se e ka pasur nga Zoti sepse ishte i pirë, shkova tek ura, sepse djali im ka rënë dhe më përpara. Por kurrë çuni im nuk kalonte vetëm këtu, shtrihej në divan. Ma sillnin gratë e lagjes sepse djalin e kam pasur të urtë, jo se më iku djali mua, por pra hyra në kërkim sepse e dija që ai ishte në shtëpi pasi i dilte rakija. E ka pas pirë një gotë raki. Ai 2 orë nuk e zgjaste pa ardhur në shtëpi, kur dilte më thoshte jam në x vend, kjo më shtyu ta kërkoja.

Në darkë nuk erdhi, në mëngjes më tha nipi që “gjysho nuk ka ardhur Branko”. Dyshova se është mbytur sepse ka rënë edhe herë të tjera tek ura.

Pashë dhe mu kënaq zemra që nuk e gjeta. Mora shufrën e hekurit 12 metra, atë ditë që u mbyt djali kishte rreth 1 metër ujë.

Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku. Filluan të më vijnë të dhëna që kanë bërë fjalë. Më vonë dëgjuam se sipas këtij i kishte ngacmuar gruan në shtëpi. Autori ishte agresiv, rrihte fëmijët, i ka shkuar gruas me sëpatë. Kjo më shty, një njeri agresiv mund të bëjë çdo gjë dhe pse të mos e kërkoi ky djalin tim kur kanë qëndruar bashkë ditë natë. Gjithë lagjja duke e kërkuar, ata hanin bukë bashkë. Telefononim djalin, nuk e hapte telefonin. Ky ishte shprehur që unë Brankon e mbyta, e hoqa. Pas kësaj fshihen edhe gjëra të tjera, njerëz që kam pyetur. Ka njerëz të përfshirë, s’bëhet fjalë, e para nëna e vet që e di krimin. Kur djali im është mbytur filluan të hiqnin rrobat natën nga shtëpia, thashë pse po i heqin rrobat. Nisën natën të largonin fëmijët, i kanë parë të tjerët, duke larguar fshehurazi rrobat.

Pastaj si të mos më vijë mua xhenaze tek çuni, mos të pyesin gruan time “A e gjete djalin?”. Kam bërë 3 netë e 4 ditë kërkime me oficerin e policisë, kemi shkuar i kemi kapur të gjithë. Kam pyetur më kanë thënë që nuk dimë gjë, por kanë qenë në dijeni që tek lokali ku kanë pirë deri tek të tjerët. Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon”.

Djali im e dinte notin, por nuk ka si shkon 11 metra nga ura larg. Mbas 4 ditësh trupi i djalit ka dalë lart, unë shikoja një gjë të zezë, por mendoja se ishin mbeturinat. Por ishte kurrizi i çunit, xhupi i tij.

Djali tjetër i ka pas sjellë një kostum nga Gjermania dhe e njohëm nga etiketa. Ky shoku i vet aq i pashpirt ishte sa të mos kërkonte Brankon që kanë katër vite që hanë e pinë bashkë. Djali im iku 32-vjeç, tek varrezat i kam thënë një fjalë se ky më fshihej nga mbrapa. Oficeri i krimeve më tha ku ke dyshime do e ruash, e ruaja me bisht të syrit dhe i kisha vendosur një njeri mbrapa për të parë të gjitha veprimet e tij. Kjo pa më treguar komshiu im këtë çështje. Djali u gjet në ujë. Kur ka dalë trupi nuk e  mendova se ka rënë nga ura. Por rezultoi se e kishte kapur nga qafa dhe e ka shtyrë, këtu. Djali im ka pirë me 3-4 vetë, që thonë nuk dimë gjë, ngjarja po zbardhet të gjithë janë në dijeni. Më ka ardhur edhe në varrim, më ka ngrënë dhe bukën. Dyshim im i fundit ka qenë kur i ftova për bukë, të dy si vëllezër nuk më kanë ardhur tek buka.

Çfarë më qan në telefon? Mos qaj më sepse kam ikur në varreza i kam thënë “baba yt po ikën po të lë pa mbuluar, do ta hedh dheun një ditë tjetër”. Nuk i kam hedhur dhe’ djalit sepse kam shkuar të shikoj autorin e krimit sepse më ikte mbrapa njerëzve. Nuk ia kam ndarë me shokë e miq, dyshimi i fundit ishte që unë fëmijëve të tij i blija çokollata çdo ditë. Policia të më rrijë afër, djemtë i kam në gjendje të keqe. Jo më larg se sot nëna e personit që ka bërë krimin ka qenë duke ardhur për shtëpi, po ta kishte parë djali atë. Mos të kisha marrë policinë se çfarë ndodhte, shteti të rrijë në ruajte të çunave që kjo gjë të zbardhet me shtet.

Branko Shkoza është raportuar në policia nga familjarët e tij si i zhdukur pasi kishin humbur kontaktet me 33 vjeçarin pas herës së fundit që ai ishte larguar nga banesa. Trupi i pajetë i Brankos është gjetur disa ditë më pas në kanalin e ujërave të zeza dhe fillimisht është raportuar si rënie aksidentale.

Nga hetimet e thelluara, policia ka konstatuar se Branko ishte shtyrë nga një tjetër person dhe kishte rënë në kanal. Kanë qen banorët e zonës të cilët kanë konfirmuar fillimisht prezencën e Majlind Habibit në urë së bashku me Branko Shkozën të cilët kanë qenë duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Majlid Habibi i cili gjithashtu ka dhënë deklaratën e tij përpara uniformave blu, ka rrëfyer se ai u konfliktua me Brankon pasi ky i fundit i kishte ngacmuar gruan. Ai tha se në gjaknxehtësi e sipër e kishte shtyrë por nuk kishte menduar se ai do të vdiste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed