Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shijojeni dhe pak të paprekur “Ranën e hedhur”, biznesmeni kosovar merr titullin “investitor strategjik”, do harxhojë 70 milionë euro për ta modernizuar (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb
Shijojeni dhe pak të paprekur “Ranën e hedhur”, biznesmeni
Projekti

Duhet të shijoni Ranën e Hedhur në Shëngjin origjinale siç është tani sa pa ndodhur vërshimi i ndërtimit. Në rrjetet sociale është publikuar projekti i kompanisë “Dukagjini Resort” te Rana e Hedhun në Shëngjin. Një projekt ambicioz i shoqëruar edhe me renderat përkatës që do të jetë projekt luksoz turistik dhe rezidencial. Sipas kompanisë synohet të ofrohet një përvojë e vecantë pushimi dhe jetese, duke kombinuar dizajnin modern me natyrën e zonës.

Ky projekt vendoset mes detit Adriatik dhe kodrave të gjelbëruara dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 110 mijë metrash katrorë. Zona e Ranës së Hedhun është e njohur për dunat e saj të vecanta dhe bukurinë natyrore të paprekur deri tani.

Shijojeni dhe pak të paprekur “Ranën e hedhur”, biznesmeni

Projekti është dizenjuar nga arkitekti i njohur austriak Chris Precht dhe studio e tij Studio Precht në bashkëpunim me Ë10 ltd. 80 mijë metra katrorë i dedikohen banesave moderne dhe hapësirave komunitare. Ndërkohë që 30 mijë metra do të jenë zona luksi dhe argëtimi ku do të ketë edhe hotel, kazino, mol detar dhe SPA ekskluzive.

“The Northern” është një pikë referimi skulpturore në majën veriore të Shqipërisë. Një dialog i guximshëm mes dizajnit dhe terrenit të egër. Forma e tij me tarraca dhe ngjyrat tokësore e bëjnë të duket sikur është gdhendur nga mali. Arkitektura dhe natyra, të shkrira në një të vetme. Tarraca prej tullash të harkuara dhe cepat e rrumbullakët i japin pamjen e një anijeje, e ankoruar në peizazhin malor.

Shijojeni dhe pak të paprekur “Ranën e hedhur”, biznesmeni

Aty mbërrin nëpër një rrugë të dredhur – dramatike, mes strukturës natyrore dhe asaj të ndërtuar nga dora e njeriut. Çdo nivel tërhiqet pas me hapësira të bollshme në natyrë. Pamjet nga deti përfshihen. Vija të pastra dhe sipërfaqe me teksturë. E përjetshme dhe e ngulitur fort në vend. “Sikur të kishte qenë gjithmonë aty,” thotë Chris Precht, arkitekti i projektit që ka botuar edhe fotot.

Ekrem Lluka, një biznesmen kosovar pronar i kompanisë Dukagjini Group dhe RTV Dukagjini është financuesi i këtij projekti së bashku me djalin e tij Korab Luka që po e ndjek nga afër. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria e Shqipërisë për ndërtimin e këtij resorti luksoz në Shëngjin ku do të ketë një investim prej 70 milionë euro.

Shijojeni dhe pak të paprekur “Ranën e hedhur”, biznesmeni

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese