Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë mblodhën 844 tonë mbetje urbane në 2023, por 76% e tyre përfunduan në fusha jo në incenerator

Shkruar nga Newsbomb
Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë
Nje fushe mbetjesh ne Shqiperi, marre nga interneti

61 bashkitë e Shqipërisë në vitin 2023 menaxhuan rreth 844.157 tonë mbetje urbane, ndërkohë që në vitin2022 kjo sasi ishte 820.322 tonë, duke shënuar një rritje prej 0,03 %. Pavarësisht propagandës me inceneratorët, 765 e mbetjeve janë depozituar në fusha provizore.

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin e fundit për mbetjet e ngurta urbane dhe bie në sy një rritje e tyre, si dhe një rënie e lehtë, gati e papërfillshme në depozitimin e tyre në fusha provizore të përcaktuara nga bashkitë.

Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë

Në vitin 2023 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 10,30 % ndaj sasisë gjithsej, nga 11,62 % që ka qenë në 2022, duke shënuar një rënie me 1,32 %.

Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë

Nëse do i referoheshim kategorive kryesore të mbetjeve urbane të menaxhuara, mbetjet organike vazhdojnë të dominojnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo kategori zë peshën më të madhe të mbetjeve urbane të menaxhuara, me një peshë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme, 57-58 %, në tre vitet e fundit.

Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë

Kategoritë Plastikë, Qelq dhe Letër, Karton përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane.

Nëse do i referoheshim kategorive kryesore të trajtimit të mbetjeve, vërehet se ka një rritje të dukshme të mbetjeve të djegura për energji, nga viti 2022 në 2023. Gjatë vitit 2023, 4,55 % e mbetjeve urbane janë djegur për qëllime energjie, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 0,16 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2022.

Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë

Riciklimi mbetet një pjesë e konsiderueshme e trajtimit të mbetjeve. Gjatë vitit 2023 u ricikluan 18,81 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,89 %.

Depozitimi në Landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohëshme nga bashkitë përkatëse, vazhdon të jetë metoda më e përdorur për menaxhimin e mbetjeve, edhe pse me një rënie të lehtë nga 76,58 % në vitin 2022 në 76,49 % në vitin 2023.

Shifrat e INSTAT rrëzojnë propagandën: Bashkitë

Deri në vitin 2018 statistikat mbi “Mbetjet e Ngurta Urbane në Shqipëri” mbështeteshin në të dhëna të mbledhura në terren nëpërmjet anketës vjetore mbi mbetjet urbane pranë subjekteve që ushtronin veprimtarinë e mbledhjes dhe menaxhimit të tyre. Në vitin 2020, INSTAT për mbledhjen e të dhënave mbi mbetjet e ngurta urbane referuar vitit 2019, ka aplikuar për herë të parë metodën inovative nëpërmjet pyetësorëve elektronikë “online” pranë gjithë bashkive të vendit.

Mbetjet e ngurta urbane depozitohen në kazanët e grumbullimit të mbetjeve dhe në vendin tonë, ato mblidhen përgjithësisht të pandara sipas llojit dhe në shumë raste në po të njejtin vend hidhen edhe mbetje industriale që rezultojnë nga prodhime dhe shërbime të subjekteve të vogla biznesi në territorin urban.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese