Në Shqipëri, analfabetizmi mbetet një problem serioz, madje edhe në qarqet që konsiderohen më të zhvilluara, siç është qarku i Tiranës.
Sipas të dhënave të fundit nga Censusi i Popullsisë, rreth 9,600 persona në këtë qark nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, që përbën rreth 1.4% të popullsisë së tij.
Kjo shifër ka shënuar një ulje krahasuar me vitin 2011, kur numri i analfabetëve ishte 12,587, duke përfaqësuar një përqindje prej 1.9%.
Në nivel vendi, qarku i Tiranës ka numrin më të madh të analfabetëve, duke përfshirë kryeqytetin dhe zonat përreth. Sipas të dhënave, pas Tiranës, dy qarqet më problematikë janë Elbasani dhe Fieri, të cilat gjithashtu kanë numra të lartë të personave pa aftësi bazë në shkrim dhe këndim.
Shpërndarja e analfabetizmit në Tiranë
Në qarkun e Tiranës, qyteti i Tiranës ka numrin më të madh të analfabetëve, me 6,243 persona. Pas tij vijnë Kamza (1,546), Kavaja (698), Vorë (603), dhe Rrogozhina (537).
Sipas statistikave, nga 1.9% e popullsisë në vitin 2011, aktualisht niveli i analfabetizmit ka rënë në 1.4%, që është një progres i dukshëm në luftën kundër analfabetizmit.
Pavarësisht këtij përmirësimi, ulja e analfabetizmit kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe investime të mëtejshme në arsim, sidomos në zonat periferike të kryeqytetit dhe në qarqet më të varfra, ku shifrat e analfabetizmit mbeten akoma alarmante.