Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shfrytëzonte fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë për të lypur, policia "ndëshkon" të renë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Shfrytëzonte fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë për
Foto ilustruese

Një 25-vjeçare është proceduar penalisht nga blutë e Tiranës pasi shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se në kuadër të punës për parandalimin e rasteve të fëmijëve të cilët shfrytëzohen në rruge për të lypur, është konstatuar në Tiranë në zonën e njohur si “Rruga e Elbasanit”, një 25-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Kjo shtetase kishte dalë për të lypur së bashku me fëmijën 1 vjeç e gjysmë. Poicia ndaj të resë ka nisur procedimin penal, ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Tiranë

Shfrytëzonte fëmijën e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 25-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen M. D., 25 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Kjo shtetase është konstatuar në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese