Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sherri në zyrat e Tom Doshit, Partia Socialdemokrate REAGIM zyrtar: Nuk ka lidhje me ne!

Shkruar nga Newsbomb
Sherri në zyrat e Tom Doshit, Partia Socialdemokrate REAGIM zyrtar: Nuk ka
Pamje nga vendi i ngjarjes

Partia Socialdemokrate me në krye Tom Doshin ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar mesditën e sotme në media ku pas një konflikti të dhunshëm, është dëmtuar zyra elektorale e PSD-së e ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

PSD shkruan se ngjarja e sotme nuk ka asnjë lidhje me zyrën elektorale të partisë apo me aktivitetin politik, gjithashtu konflikti i raportuar nuk ka asnjë lidhje me anëtarët apo simpatizantët e Partisë Socialdemokrate.

Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shkruhet në reagimin e PSD.

Theksojmë që lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi Arjan Telhallari. Burime për mediat raportuan se Telhallari ka hyrë me forcë në zyrën elektorale të PSD-së dhe më pas është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty.

Më herët u tha se gjatë debatit pati dhe të shtëna me armë, por Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar sqaroi se në vendin e ngjarjes u gjetën vetëm dy fishekë të paplasur.

Policia njoftoi se rreth orës 14:00 të kësaj të marte, në sallën operative mbërriti një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Menjëherë blutë shkuan në vendin e ngjarjes ku dhe nga këqyrjet paraprake konstatuan të dëmtuar xhamat e zyrës së PSD-së si dhe u gjetën dhe sekuestruan dy fishekë luftarak të paplasur.

Njoftimi i Policisë më herët:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.  

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese