Princesha e Elia Zaharia është shfaqur ditën e sotme për herë të parë në publik, pas përplasjes së dhunshme me ish-bashkëshortin Princ Leka. Ajo ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së aktores së madhe, Margarita Xhepës.
Elia Zaharia ishte e veshur me një fustan rozë me lule, ndërsa u pa e buzëqeshur në disa momente. Ajo madje përcolli një mesazh për Margarita Xhepën duke thënë se ka pasur nderin që të ndajë skenën me të.
Kujtojmë që ish-bashkëshortët patën një përplasje të dhunshme dhe më pas kallëzuan njëri-tjetrin për dhunë në polici, gjë që solli dhe përpalljen në gjykata.
Pak ditë më parë Princ Leka dhe Elia Zaharia janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6 muaj ndaj njëri-tjetrit. Gjykata Civile e Tiranës mori vendimin që për 6 muajt e ardhshëm të dy të respektojnë distancën prej 5 metër ndaj njëri-tjetrit.
Ndërkohë, më herët Gjykata vendosi që Princ Leka të pajisje me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj babait të bashkëshortes së tij, Elia Zahrisë, me të cilën është në proces divorci. Në vendimin e marrë nga Gjykata babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, s’duhet t’i afrohet Princit dhe as Pallatit Mbretëror në një distancë prej 100 metrash.