
Një incident u shënua u regjistrua pasditen e së ë dielës në Fushë-Milot, ku 2 persona u konfliktuan me armë zjarri. Incidenti ndodhi në qendrën e votimit 0871, pranë shkollës 9-vjeçare "28 Nëntori".
Ndërkohë, përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije pas identifikimit të presonave të përfshirë në konflikt, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për këta shtetas.
Nga hetimet dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje pasdite, për një konflikt verbal mes disa shtetasve në Fushë-Milot, bëjmë me dije se janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë konflikt, A. N., 58 vjeç dhe P. P., 67 vjeç, të dy banues në Milot. Nga hetimet dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N. dhe P. P., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, njoftoi sot policia.