Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherri me njerkën për vilën e "Gjeneralit", togat e zeza lënë në burg djalin e Nehat Kullës

Shkruar nga Newsbomb
Sherri me njerkën për vilën e "Gjeneralit", togat e
FotoMontazh: Nehat Kulla dhe djali i tij, Robert Kulla

Robert Kulla do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve, pas kallëzimit të bërë nga njerka e tij se e ka dhunuar, raporton newsbomb.al. Ai është djali i "të fortit" të Tiranës, i cili më pas mori dhe nofkën "Gjenerali, Nehat Kolla.

41 vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës së shtëpisë.

Ka qenë një seancë e gjatë sot në Gjykatën e Tiranës, ku Robert Kulla ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij, duke pretenduar se e gjitha ka të bëjë me pronësinë e vilës që ka lënë trashëgimi babai i tij, Nehat Kulla.

Djali i "Gjeneralit" dhe gruaja e tij janë përfshirë prej dy vitesh në një proces gjyqësor për pronësinë e vilës së Nehat Kullës në zonën e Tufinës. Një pasuri me vlerë të madhe, buzë rrugës dhe e rrethuar me një mur të lartë, për të cilën certifikatë pronësie kanë të dy shtetasit e mësipërm.

Sherri me njerkën për vilën e "Gjeneralit", togat e
Robert Kulla, djali i Nehat Kulles

Çështja ka përfunduar në Gjykatën Civile, mirëpo Robert Kulla dhe njerka e tij nuk kanë pritur vendimin e togave të zeza, raporton newsbomb.al. Djali i "Gjeneralit" pretendon se prona i takon atij, ndërsa njerka thotë se ajo ka një certifikatë të pronës, gjithashtu.

Nehat Kulla, i njohur si "i forti i Tiranës" apo "Gjenerali i Kinostudios e Tufinës ndërroi jetë katër vite më parë, në moshën 67 vjeçare. Ai kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, kur u infektua me koronavirus dhe ndërroi jetë për shkak edhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese që kishte.

Kush ishte Nehat Kulla, Gjenerali i Tiranës

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Ajo u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Sherri me njerkën për vilën e "Gjeneralit", togat e
Nehat Kulla "ne vitet e lavdise"

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Kundërshtarët politikë të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Arrestimet dhe daljet e shumta nga burgu të Kullës i shtuan dyshimet për lidhje të ngushta të tij me politikën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese