Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sherri masiv në "Long Hill", policia jep DETAJE: Persona të paidentifikuar plagosën 19-vjeçarin (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Sherri masiv në "Long Hill", policia jep DETAJE: Persona të
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga sherri masiv që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lundër, rreth orës 19:15. Sipas bluve, në sherr janë përshirë persona ende të paidentifikuar.

Siç u bë me dije edhe më herët, si pasojë ka mbetur i plagosur Kristi Fufi 19-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se i riu ka marrë lëndime në kokë dhe trup.

Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur në një lokal dhe e kanë dhunuar me shkopinj dhe sende të forta. 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese