Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherri i përgjakshëm mes shqiptarëve në burgun e Korydalos, një viktimë dhe një i plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Sherri i përgjakshëm mes shqiptarëve në burgun e Korydalos,
Foto ilustruese

Një përleshje e ashpër ka ndodhur mes disa shqiptarëve në burgun e Korydalos. Mediat greke bëjnë me dije se përplasja e përgjakshme ka ndodhur në krahun e 4-ërt të burgut mes të burgosurve shqiptarë.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga sherri i përgjakshëm ka humbur jetën një person i cili është goditur me thikë dhe është plagosur një tjetër.

I burgosuri 35 vjeç që ka vdekur, emri i të cilit nuk dihet ende, ka qenë i dënuar për dy vrasje, ndërsa i plagosuri 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Protothema”, shkruan se situata mbetet e tensionuar në burgun e Korydalos dhe se rojet e kanë ende të pamundur që të ndërhyjnë, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë për në spital.

Sakaq, pritet që një operacion i forcave speciale të policisë greke së bashku me një grup oficerësh të ndërhyjnë për të stabilizuar situatën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese