Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sherr për vendin e parkimit, vritet shqiptari në Belgjikë

Shkruar nga Newsbomb
Sherr për vendin e parkimit, vritet shqiptari në Belgjikë
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belgjikë,, ku u është vrarë një shqiptar pas një konflikti për një vend parkimi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari është konfliktuar ashpër me fqinjin e tij për një vend parkimi. Pas debatit fqinji e ka qëlluar me armë duke i shkaktuar vdekjen shqiptarit, babait të tre fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit.

Banorët rreth zonës janë shprehur se autori dhe viktima shpesh kishin konflikte për vendin e parkimit, gjë që ka çuar edhe në këtë tragjedi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese