Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku tre të rinj kanë dhunuar me sende të forta një 19-vjeçar.
Bëhet me dije se policia ka shpallur në kërkim shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç.
“Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.