Është shpallur në kërkim nga policia një 33-vjeçar i cili ka kanosur me armë zjarri kuzhinierin e një lokali në Velipojë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Pulaj-Plazh ku kamarieri i lokalit 20-vjeçar është përfshirë në një konflikt me kuzhinierin e po këtij lokali, 33-vjeç.
Në ato momente në konflikt është përfshirë edhe një tjetër 33-vjeçar Ersild Ishmi i cili ka nxjerrë armën e zjarrit duke kërcënuar kuzhinierin e lokalit. Fatmirësisht policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka parandaluar krimin.
“Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin.
33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”