Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr në Fier, dy të rinjtë dhunojnë me sende të forta babë e bir

Shkruar nga Newsbomb
Sherr në Fier, dy të rinjtë dhunojnë me sende të forta
Foto ilustruese

Një sherr është shënuar në fshatin Mbrostar Ura, në Fier, ku dy persona kanë dhunuar me sende të forta babë e bir.

Bëhet me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasit F. B.(G)., 26 vjeç, dhe A. G., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar dhe djalin e tij të mitur.

“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B.(G)., 26 vjeç, dhe A. G., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar dhe djalin e tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese