Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr në doganën e Kapshticës, pezullohet nga puna shefi i stacionit të Policisë kufitare

Shkruar nga Newsbomb
Sherr në doganën e Kapshticës, pezullohet nga puna shefi i
Pika doganore Kapshtice

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë është pezulluar nga puna, pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë me një tjetër punonjës të doganës.

Pamjet janë bërë publike nga rrjeti social JOQ, teksa shihet se dy punonjësit e doganës janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht. Pas publikimit të këtyre pamjeve, ka reaguar dhe Drejtoria Vendosre e Kufirit dhe Migracionit teksa kanë pezulluar nga puna për një afat 3 ditor, komisarin me iniciale A. A.

Përsa i përket pesnoti tjetër që u konfliktua me shtetasin të identifikuar me inicialet A. A., nuk ka pranuar që të bëjë një kallëzim.

Ky rast gjithashtu është duke u hetuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) për të zbardhur plotësisht të gjithë konfliktin.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë

Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, ku shfaqet një oficer policie duke u konfliktuar me një  punonjës të doganës, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se:

Ngjarja ka ndodhur më datën 06.01.2025, dhe menjëherë pas ngjarjes, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, Komisar A. A, është pezulluar  tre ditë nga detyra dhe ndaj tij  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin disiplinor.

Për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të këtij punonjësi nga Pika e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kapshticë.

Sqarojmë se shtetasi L.M (doganier) me të cilin u konfliktua Shefi i Stacionit A.A, nuk ka pranuar të bëjë kallzim.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese