Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr mes të miturish në Sarandë, 15-vjeçari plagoset me thikë nga një bashkëmoshatar, arrestohet 12-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes të miturish në Sarandë, 15-vjeçari plagoset me
Foto ilustruese

Dy të mitur në Sarandë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, debat i cili ka degraduar në përdorimin e mjetëve prerëse.

Autoritetet kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Sheme” në lagjen nr.2 të Sarandës teksa pas një konflikti për motive të dobëta, 12-vjeçari ka goditur me thikë në shpatull 15-vjeçarin.

Policia e Sarandës ka shoqëruar drejt komisariatit të miturin 12-vjeçar ndërsa personi tjetër i përfshirë në konflikt, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rreziku për jetën. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar dhe mjeti prerës thikë, që dyshohet se është përdorur në këtë sherr.

Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese