Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr mes fqinjëve, "kërcet" arma në Velipojë, plagoset një person

Shkruar nga Newsbomb
Sherr mes fqinjëve, "kërcet" arma në Velipojë,
Armë/ Foto ilustruese

Një ngjarje e frikshme është shënuar mbrëmjen e sotme në Velipojë, teksa është plagosur me armë zjarri një person. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por mediet bëjnë me dije që është plagosur shtetasi me inicialet E.M.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Siç raportohet, dyshohet se ka pasur një konflikt mes fqinjëve duke çuar në shkrepjen e armës.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmën e specializuar në spital, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje që ka tronditur mbrëmjen e sotme Velipojën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese