Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një fshat të Beratit mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin në një lokal të fshatit Lapardha 2, ndërsa konflikti ka denigruar në përplasje fizike deri në përdorimin e thikës.
Dy personat e përfshirë në këtë konflikt dyshohet se kishin konsumuar më parë alkool dhe më pas 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.
I plagosuri, Duka është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim të specializuar, ndërsa mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
42-vjeçari, Elton Cani, i cili është edhe autori i plagosjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është lokalizuar dhe arrestuar pak momente më vonë nga uniformat blu.
Shërbimet policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të konliktit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.