Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr me thika në një gjimnaz në Fier, dërgohet me urgjencë në spital 17-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në një gjimnaz në Fier, dërgohet me
Foto ilustruese

Një sherr me thika është shënuar ditën e sotme në shkollën e mesme Cakran, ku ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.

Policia njofton se në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

" Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle). Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia. 

Duket se sherret që përfundojnë në përdorimin e thikës mes nxënësve është një fenomen shqetësues në vendit tonë. Sikur të mos mjaftonte tragjedia e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, duket se sërish adoleshentët nuk zënë vend.

Pasi vetëm këtë javë ka pasur 5 raste, ku të rinjtë janë konfliktuar me thika.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese