Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me thika mes dy vajzave në Tiranë, njëra në pranga tjetra në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika mes dy vajzave në Tiranë, njëra në pranga
Foto ilustruese

Dy vajza të moshës 20-vjeçare janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën, sherr i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë në një apartament në kompleksin Deliorgji.

Njëra nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe në debat e sipër, ka marrë thikën dhe e ka goditur shoqen e vet. Sipas burimeve dy të rejat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa debati ka nisur për arsye banale.

Tashmë njëra nga vajzat është arrestuar nga policia, ndërsa shoqa e saj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rreziku për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese